Loading...
Loading...

Një ekuacion është një barazim matematikor i formuar nga dy shprehje që kanë një ose më shumë të panjohura që mund të zgjidhen përmes një sërë operacionesh matematikore. Matematika është një nga shkencat formale më të pakuptuara nga shoqëria e megjithatë më bazikja për të kuptuar botën që na rrethon dhe universin. Pa këtë shkencë abstrakte nuk do të ishte e mundur zhvillimi ose vërtetimi i dijeve që kemi në fusha si fizika, kimia, inxhinieritë madje edhe në mjeksi dhe shkencat sociale. Ndoshta ekuacionet janë të panjohura për njerëzit që nuk e studiojnë këtë fushë apo që nuk kanë interes për temën, por kultura popullore bën që emrat e tyre të jenë të njohur në çdo pjesë të botës. Me qëllimin për të bërë pak më të afërt punën e matematikënave, fizikantëve dhe inxhinierëve shkencëtari Ian Stewart  ka bërë një listë të disa ekuacioneve që ndryshuan botën.

Teorema e Pitagorës. Kjo teoremë kryeson listën e ekuacioneve që ndryshuan botën. U formulua në vitin 530 para krishtit nga Pitagora dhe përshkruan lidhjen e kateteve të një trekëndëshi me sipërfaqene tij. Koncepte esenciale për gjeometrinë. Falë saj u lidhën algjebra me gjeometrinë.

Logaritmet. Në vendin e dytë gjenden logaritmet e përshkruara në vitin 1610 nga John Napier. Falë tyre dhe deri tek zhvillimi i kompjuterave kjo bazë llogaritjesh ishte më e shpejtë për të shumëzuar sasi të mëdha dhe që lejoi thjeshtësinë e operacioneve më komplekse.

Llogaritjet. Vendin e tretë të ekuacioneve e zë baza e llogaritjes, formula e përkufizimit të derivatit në llogaritje. U formulua nga Izak Njutoni në 1668 dhe kjo formulë ndihmoi të kuptohej ndryshimi i funksioneve kur i ndryshojnë variablat.

Ligji i gavitetit. Vendin e katërt e mban ligji i gravitetit, i formuluar në 1687 nga Izak Njutoni. Ky ekuacion jo vetëm që shpjegonte dukurinë fizike, por ndihmoi edhe të kuptohej funksioni i gravitetit në të gjithë botën, duke unifikuar në një ekuacion dukuritë në dukje të ndryshme si rënia e një molle dhe deri tek orbitat e planeteve.

Rrënja katrore e -1. Vazhdojmë me rrënjën katrore të -1 nga Leonhard Euler që përshkroi këtë ekuacion në 1750 dhe i hapi rrugë numrave kompleksë esencialë për të zgjidhur shumë probleme.

Formula e shumëfaqeshave. Një tjetër formulë e Eulerit që ka ndryshuar botën. Në këtë rast formula e shumëfaqëshave, versione tridimensionale të shumëkëndëshave si kubi. Topologjia lindi falë këtij ekuacioni. U formulua në 1751.

Shpërndarja normale. Është një ekuacion i përdorur si në biologji ashtu edhe në fizikë për të modeluar cilësi, p.sh përshkruan sjellje të grupeve të mëdha të proceseve të pavarura. U formulua në 1810 nga Carl Friedrich Gauss, i ashtuquajturi princi i matematikave dhe është një nga shtyllat e statistikave.

Ekuacioni i valës. Ekuacioni i Jean le Rond d’Alembert në 1746 që është një ekuacion që përshkruan sesi një karakteristikë ndryshon me kalimin e kohës në kushtet e derivatit të asaj karakteristike. Përshkruan një varietet valësh si ato zanore, të dritës dhe të valëve në ujë, çka ndihmoi shumë elektromagnetizmin, akustikën ose dinamikën e lëngjeve duke bashkuar dukuri të tilla si drita, tingulli dhe tërmetet.

Transformimi i Fourier-it ndodhet në vendin e nëntë. Jean-Baptiste Joseph Fourier  formuloi në 1822 këtë ekuacion që ekspertët e quajnë të rëndësishëm për kuptimin e strukurave të valëve më komplekse siç mund të jetë gjuha njerëzore.

Ekuacioni i Navier – Stokes. Në vendin e 10 gjendet ekuacioni i Navier – Stokes. Claude-Louis Henri Navier dhe George Gabriel Stokes  përshkruan këtë ekuacion në 1845 për të shpjeguar mekanikën e lëngjeve me aplikacione të pabesueshme në botën e inxhinierisë. Qëndron në bazë të aerodinamikës dhe hidrodinamikës. / Përgatiti: Bota.al

 

Loading...