Loading...

1. Më dërgoi një mesazh ditën pasi më vdiq gjyshi dhe pak ditë pasi më humba virgjërinë me të. Më tha se duhet të ndaheshim sepse ishte ende e dashuruar me ishin dhe donte të kthehej me të.

2. Organizoi një festë dhe ftoi gjithë shokët e tij, të mitë dhe ata të përbashkëtit. Aty nga gota e dytë, e pyeta pse po festojmë. M’u përgjigj pa pikë emocioni, “Dua të ndahem nga ty, por edhe dua të festoj me shoqërinë sot, kështu që po vras dy zogj me një gur.”

3.U nda nga unë teksa isha nisur të shkoja në shtëpinë e saj për të shkëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve. S’kam folur më me të që nga ajo ditë.

4. Më la pas shtatë muajsh bashkë përmes një mesazhi që përmbante vetëm dy fjali. I kërkova më shumë informacion. “Nëse do ndahesh, të paktën më detyrohesh një telefonatë.” Pranoi se më kishte tradhtuar, teksa i dashuri i saj i ri qeshte në sfond.

5. Pata një abort spontan dhe familja e bindi se ishte faji im. Më la dhe ma vuri fajin mua pse humba fëmijën. Të gjitha këto në Facebook Messenger.

6. Më çoi në një vend shumë romantik, ku bashkohen dy lumenj. Ishte natë, hënë e plotë dhe qielli me yje reflektohej në ujë. Më pa në sy dhe më tha: “Mendoj se të kam krijuar përshtypjen e gabuar. Filania është beqare tani dhe dhe e kam shumë qejf.”

7. Ishim me pushime me familjen e saj. U zgjova, e gjeta sipër vetes duke më thënë se duhet të largohem. Më ktheu në shtëpi i ati me makinë, tre orë rrugë. S’e mora vesh kurrë pse.

8. Ma ulëriti në mes të shkollës. Unë i thashë “mirë” dhe mbeti me aq.

9. Ish i dashuri im më la për ish të dashurin tim.

10. Pas katër vitesh martesë, më dërgon një mesazh: “Mendoj se jemi nxituar.”

Burimi:BuzzFeed

Loading...
Loading...
Loading...