Loading...

-Një episod i shëmtuar në Como ka protagonistë një grup shqiptarë. Dy djem të moshës 18 dhe 15 vjeç, vëllezër, janë rrahur nga një grup shqiptarësh në buzë të detit në provincën e Riminit. Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinjtë pasi kishin bërë një shëtitje buzë deti, para se të ktheheshin në shtëpi ishin ndalur në një furrë buke për të blerë donuts.

Të gjitha këto lëvizje janë kryer nën vëzhgimin e të rinjve shqiptarë, të cilët më pas u janë afruar me pretekstin “a keni një cigare”. Sapo 18-vjeçari i ka zgjatur cigaren, ai është goditur me grusht në fytyrë, si pasojë i është thyer hunda. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më vëllanë e tij më të vogël, 15-vjeç. Ndërkohë nuk i ka shpëtuar sulmit as nëna e dy vëllezërve. Pasi ka dëgjuar nga dritarja ulërimat e dy djemve të saj, ajo ka dalë nga shtëpia për t’iu shkuar në ndihmë fëmijëve, por është hasur me kundërshtimin e të rinjve që e kanë goditur edhe atë me grusht.

Të rinjtë janë larguar më pas me shpejtësi, por janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, policia ka arritur që të bjerë në gjurmët e tyre. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka një të shkuar nga mbrapa, apo e gjitha ka ndodhur për të vjedhur të rinjtë ose për ndonjë motiv tjetër.

Loading...
Loading...
Loading...