Loading...
Loading...

 

Studentët kanë treguar interes të lartë vetëm 24 orë pas lançimit të platformës “Punëtëmbarë.al”. Në portal kanë mbërritur aplikimet e para dhe sipas burimeve, deri tani llogariten 64 studentë të interesuar për t’u punësuar në shtet.

Ashtu siç premtoi në dhjetor të vitit të kaluar për studentët, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e dhënë dhe prezantoi dje platformën online punëtëmbarë.al për punësimin e rreth një mijë studentëve ekselentë në administratë. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo platformë nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve.

E kur nuk janë mbushur akoma 24 orë nga prezantimi i platformës nga kryeministri Rama, burimet bëjnë me dije se kanë mbërritur 64 aplikimet e para nga studentët, duke treguar interes të lartë mbi këtë vendim. Kjo është një ndër pikat e Paktit për Universitetin i cili sipas Ramës do tw bëhet publik brenda janarit.

Ç’është punëtëmbarē.al
Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni. Kjo thirrje do të hapet në datë 11 janar dhe do të zgjasë deri në 10 shkurt.

 

Loading...
loading...
Loading...