Loading...
Loading...

Një djalë 11-vjeçar është dëmtuar rëndë në sy teksa ishte duke u rrotulluar në një kënd lojërash për të “përmbushur” një lojë që është bërë virale në YouTube e njohur si “rrethrrotullimi i vdekjes”.

Tyler Broome mbeti me dëmtime edhe në tru dhe sytë e tij janë ënjtur dhe mbushur me gjak që ngjasojnë me sy alienësh.

11-vjeçari ishte i ulur në mes të rrethit dhe u rrotullua me shpejtësi të lartë, por mori dëmtime serioze pasi është rrotulluar në nivele ekstreme të forcës gravitacionale – ose g-force – që zakonisht e përjetojnë vetëm pilotët dhe astronautët.

Mendohet se “g-force” detyroi gjakun të hynte në trurin e të riut duke i shkaktuar dëme në mendjen dhe sytë e tij.

Në filmimin tronditës që qarkullon në internet, Tyler duket se ka kaluar një eksperiencë të tmerrshme në atë rrotullim, por që adoleshentët pranë tij nuk e kuptojnë dhe vazhdojnë ta rrotullojnë.

Prindërit e tij janë me shpresën që ënjtja e tij në tru dhe sy do të zhduket, ndërkohë që ai vazhdon të jetë i shtruar në Qendrën Mjekësore Queens, në Nottingham për trajtim specifik që ka të bëjë me dëmtimet e rënda.

Mamaja e Tylerit ka shkruar në Facebook:

Im bir vazhdon të jetë i shtruar në spital për faj të dy shokëve të tij që unë nuk i njoh dhe nëse ënjta e kokës nuk ulet për të çliruar presionin e gjakut unë do ta humbas atë. Nuk ia uroj asnjë prindi që ta kalojë këtë.”

Seriozisht dikush duhet t’i kontrollojë këto sfida nëpër rrjetet sociale dhe YouTube, të cilat mund të marrin lehtë jetë njerëzish.

 

Loading...