Loading...

papa

1110 – Kryqtarët marshojnë në Bejrut  dhe shkaktojnë gjakderdhje. Të inkurajuar nga suksesi, shumë prej tyre u nisën për në Jerusalem. Gjatë dekadave pasuese, rajoni u përfshi nga luftëra. Bizantinët ishin të pakënaqur me normanët (frankët) që kishin zënë territore; normanët ishin të pakënaqur për mungesën e mbështetjes nga bizantinët në kryqëzatë dhe nga përpjekjet për të rimarrë territorin; Bohemond, në fakt, organizoi fushatë (edhe kryqëzatë) kundër bizantinëve në Durrës dhe mbrojtja e krishterimit kaloi në plan të dytë.

1497 – Papa Alexander VI shkishëron Girolamo Savonarolën, prift italian dominikan predikues aktiv gjatë Rilindjes në Firence – i njohur për profecitë e lavdisë qytetare dhe thirrjet për përtëritjen e kishës.

1607 – Kolonët e parë anglishtfolës mbërrijnë në Amerikë. Eksploruesi John Smith vendoset në tokat pranë lumit James në Virxhinia.

1637 – Francë, Kardinali Richelieu krijon thikën e tryezës, për të hequr zakonin neveritshëm të shqyerjes së ushqimit me dhëmbë. Për një kohë, më 1669, mbreti francez Luigj XIV ndaloi përdorimin e thikës së tryezës si mënyrë për të pakësuar rastet e dhunës së nxitur nga debatet gjatë ngrënies. Përdorimi i thikës në tryezën e bukës më pas lindi nevojën e pirunit, ndërkohë që njerëzit filluan të bëheshin më të qytetëruar ose më të sjellshëm.

1846 – SHBA-të i shpallin luftë Meksikës, 2 muaj pasi luftimet kishin filluar. Një rast thuajse i ngjashëm i kundërt do të përsëritej më 7 dhjetor 1941, kur japonezët sulmuan bazën detare amerikane në Pearl Harbor, Havai, dhe vetëm pas faktit të kryer, Japonia do t’i shpallte luftë Amerikës.

1981 – Papa Gjon Pali II qëllohet dhe plagoset rëndë nga një turk i arratisur nga burgu, Mehmet Ali Agça, në sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan. Motivet e vërteta për të vrarë kreun e Kishës Katolike Romake edhe sot vazhdojnë të mbeten enigmë. Pasi u shërua nga plagët, Papa e vizitoi Mehmet Agçanë në burg dhe i ofroi falje. Gjatë procesit të hetimeve, Agça çoi në arrestimin e tre bullgarëve dhe tre turqve, të cilët dolën në gjyq në vitin 1985 – Agça ishte dëshmitar kyç i shtetit. Në gjyq, ai e përshkroi veten si Jezu Krisht, parashikoi fundin e shpejtë të botës dhe e shpjegoi skenarin bullgar të atentatit si të sajuar nga zbulimet perëndimore. Agça tha se Perëndia e kishte udhëhequr për të kryer atentatin.

Loading...
Loading...
Loading...