Loading...

Një vajzë 18-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës teksa ishte duke shkuar në Nolensville, Tennessee në SHBA. Adoleshentja, Lindsay Stewart vdiq pak orë para se të diplomohej si pasojë e një aksidenti me makinë.

E reja po udhëtonte në autostradë dhe humbi kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Ajo u përplas me një shtyllë, ndërsa në komunitetin ku jetonte janë mbajtur homazhe të shumta. Varrimi i 18-vjeçares pritet të mbahet këtë fundjavë.

Sipas mediave vendase, familjarët e Lindsay thanë se organet e vajzës së tyre janë dhuruar duke u shpëtuar jetën 4 personave të tjerë. Miqtë dhe të afërmit e përshkruajtën vdekjen e saj si një humbje të rëndë dhe thanë se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme dhe plot jetë.

Loading...
Loading...
Loading...