19 vjeçari nga Gramshi, talent në futboll. Ja cili është

0
964

Një 19 vjeçar nga Gramshi duket se ka një të ardhme të ndritur në futboll. Quhet Seli Qorri. Aktualisht bën pjesë në formacionin zyrtar të ekipit U-19 të  Partizanit dhe është autor i disa golave.

Seli është një i ri që ka karakter të fortë. Dhe kjo në fakt përbën një premisë të fortë që ai të ecë përpara. “Në qoftë se do që ëndrrat të bëhen realitet, duhet të kesh kurajo”, citon ai në një nga fotot e tij.

Më tej ai tregon se futbollin e ka pasur qef që kur ishte fëmijë. “Futbollin e kam pasion që kur isha fëmijë dhe vazhdoj ta adhuroj”, thotë ai.

Seli vlerëson shumë edhe futbollin shqiptar. Natyrisht që ëndërr mbetet fanella Kuq e Zi.  “Dua të luaj në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Pse jo edhe jashtë shtetit. Grumbullimi me fanelën e kombëtares kuq e zi do të ishte një mrekulli”.

Gjatë viteve të fundit Gramshi ka nxjerrë mjaft talente në fusha të ndryshme veçanërisht në sport. Edhe Seli Qorri duket se është një prej tyre. Infoelbasani.al

loading...

LER PERSHTYPJEN

Please enter your comment!
Please enter your name here