20 vjeçari shqiptar vdes në dush

185

Njëzetë vjeçari A.L.nga Shqipëria dje në mbrëmje është gjetur i vdekur në Tetovë, ndoshta si rezultat i goditjes elektrike. Aksidenti ka ndodhur  në një shtëpi në rrugën “Drenovec” ku L.A ishte duke qëndruar me dy djem të tjerë po ashtu nga Shqipëria.

Djali shkoi në banjo, dhe pas një kohe u gjet në dysheme nga njeri prej miqve të tij, që doli në rrugë dhe bëri thirrje për ndihmë. Sipas dëshmisë së shokëve të tij E.S , 24 vjeç dhe G.C, 25 vjeç, po ashtu nga Shqipëria, ai ka vdekur në banjo duke bërë dush, ndoshta nga goditja e rrymës elektrike.

Vdekja e djalit u konstatua nga mjek ligjor. Në vendin e ngjarjes për inspektimim shkoi dhe prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës dhe trupi u dërgua për autopsi./Tetova sot