Loading...

QemalStafaStadiumTirana

Më 21 prill stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të njohë fatin e tij të ri. Nën një ceremoni pompoze kryeministri Edi Rama, kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të tjerë të shtetit do të zbulojnë stadiumin e ri “Qemal Stafa”. Do të zbulohet jo vetëm projekti por edhe shumë detaje të tjera që kanë të bëjnë me stadiumin. Është vetë presidenti i FSHF, Armand Duka që bën me dije një fakt të tillë. “Javën e ardhshme, pra më 21 prill Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë edhe prezantimin e projektit të ri të stadiumit në Tiranë. Nisja e punimeve? Në prezantim do të bëhet edhe firmosja e kontratës dhe punimet do të nisin menjëherë, një ose dy ditë pas finalizimit të marrëveshjes”, është shprehur Armand Duka. Ndërkaq drejtuesi i “Sha. Kuqezi”, Eduard Prodani shprehet se projekti është përfunduar. Gjithçka do të jetë gati të enjten e ardhshme. “Mund të them se gjërat janë përfunduar. Është projekti që prezantohet dhe më pas do të kemi nisjen e punimeve. Do të ketë shembje totale e gjithë stadiumit në çdo anë. Sa për ndeshjet, nuk di të them për momentin, por Partizani ka gjasa që disa ndeshje t’i luajë larg “Qemal Stafës”. Nuk do të ketë asnjë ditë të humbur”, është shprehur Prodani.

Ndërkaq mësohet se stadiumi i ri do të ruajë fasadën e hyrjes së sheshit Italia, që është pjesë e trashëgimisë kulturore. Ai do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej 43 mijë metrash katrorë. Stadiumi është menduar të përdoret si ndërtesë publike e hapur përgjatë gjithë vitit. Problem është se fasada një monument kulture i kategorisë së dytë, duhet të çmontohet dhe të montohet sërish. Nuk është kuptuar mirë se çfarë do të bëhet me fasadën e stadiumit. Shpresohet që gjërat të mos shkojnë për keq. Ndërkohë që gjithë zona do të bllokohet dhe do të jetë një ferr i vërtetë për Tiranën dhe trafikun. Pas mbylljes së sheshit Skënderbej së shpejti do të mbyllet edhe sheshi “Nënë Tereza”, që do të kthehet për këmbësorët, ndërkohë që nga 10 qershori deri më 10 korrik do të kthehet në një zonë të preferuar për tifozët, që do të ndjekin kampionatin europian në ekrane të mëdha.

Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Sigurisht një projekt i tillë ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive transmetimi. Këto janë detajet e stadiumit të vjetër. Por për stadiumin e ri ende duhet të presim. Kujtojmë se vite më parë u mbyll procesi i parë i përzgjedhjes së stadiumit të ri “Qemal Stafa. “Sh.A.Kuqezi” përzgjodhi asokohe si kompaninë fituese italianët e “Serenissima”, por më pas marrëveshja u prish dhe një kompani e dytë për ndërtimin e stadiumit do të japë idenë e saj. 36.000 metra katrorë do të shtrihet stadiumi “Qemal Stafa” dhe do të njihet si pikëmbështetje e marrëdhënieve ndërmjet boshllëkun të madh të parkut dhe strukturës së konsoliduar ekzistuese të Tiranës.

tirana national stadium

Loading...
Loading...
Loading...