Loading...
Loading...

 

Humbja e Kukësit kundër Teutës dhe fitorja e Skënderbeut kundër Lushnjës i ka shpallur matematikisht kampionë të Superligës korçarët kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.

Skënderbeu pas javës së 33 udhëheq me 72 pikë kundrejt 61 të Kukësit.

Ky është titulli i 8 në histori për skuadrën korçare që deri më 2016 kishte marrë 6 trofe radhazi, por pësoi një ndërprerje në sezonin e kaluar kur Kukësi u shpall kampion.

Shpalljen kampionë e ka përshëndetur edhe klubi korçar me anë të një statusi në faqen zyrtare.

Ujqërit shpallen matematikisht kampion për herë të 8-të në histori, 3 jave para përfundimit të sezonit…
…Krenarë për ju Ujqër

Loading...