Loading...

Ekspertët kanë zbuluar se burrat me tre cilësi të veçanta kanë më shumë gjasa t’i tradhtojnë partneret e tyre.

Sipas një studimi të ri, burrat që janë të gjatë, të zgjuar dhe të pasur kanë më shumë gjasa që t’i tradhtojnë gratë e tyre.

lllicitEncounters.com, faqja kryesore e njohjeve në Mbretërinë e Bashkuar për persona të martuar, studioi mbi 10.000 profile për të gjetur se cilat tipare janë më të zakonshme në mesin e tradhtarëve.

Rezultatet tregojnë se burrat kanë të ngjarë të tradhtojnë për shkak të epshit, arrogancës dhe egos së tyre, ndërsa gratë mund të tradhtojnë nëse fillojnë të ndihen të lëna pas dore nga partneri i tyre.

Një tjetër tregues popullor është gjatësia sepse 40 për qind e të gjithë meshkujve në uebfaqen e njohjeve janë 1.8 metra e më lart.

Zëdhënësi i faqes, Christian Grant, shpjegoi:

Rezultatet tona tregojnë se burrat e kanë të vështirë që të lënë mënjanë egon e tyre. Të gjatë, të pasur, të zgjuar- këta meshkuj i kanë të gjitha… ose të paktën, ata mendojnë se mund t’i kenë të gjitha. Ata duan të kenë tortën e tyre dhe ta hanë, dhe kjo përfshin edhe të pasurit aq lidhje sa ata e shohin të arsyeshme.”
Burimi: New York Post|joq.al

Loading...
loading...
loading...
Loading...