Loading...

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, u proçedua penalisht për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi:
Q.B., 48 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ky shtetas me detyrë punonjës i gjendjes civile Peqin, ka lëshuar një çertifikatë, pa autorizimin e personit që i përkiste e cila është përdorur me vonë nga një person tjetër për nxjerrjen e pashaportës dhe kartës së identitetit.
—–
Strukturat e DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë evidentuar 2 raste.
U proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T.K., banues në fshatin Karakullak, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatës.
U proçedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi K.M., inxhinjeri i pyjeve Prrenjas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrês”, si dhe shtetasi V.Rr., për veprën penale, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Prrenjas, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...