Loading...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Sarandë. Një 32-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës nga familjarët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët.

Mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza. Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.

Loading...
loading...
Loading...