Loading...

Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan

DVP Elbasan

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 persona për vepra të ndryshme penale.

Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore e Elbasanit, në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.M., 24 vjeç, banues në Elbasan dhe R.F., 18 vjeç, banues në Belsh, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi.

E.H., 27 vjeç, banues në Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi edhe i shtetasit Xh.M., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën me Leje Drejtimi të shtetit Italian e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: Xh.D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...