Loading...

Të gjithë e dimë se përdorimi i substancave narkotike është i dëmshëm për shëndetin. Kjo për shkak të varësisë që trupi ynë krijon ndaj tyre.

Shumë studime janë publikuar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik ku vihet re një rritje e numrit të përdoruesve të substancave narkotike në Shqipëri. Shumica e të rinjve e nisin nga kurioziteti që kanë për ta provuar, por përfundojnë në përdorues të rregullt të tyre.

Mirëpo jo të gjitha drogërat kanë të njëjtën shkallë rrezikshmërie përsa i përket varësisë. Këto janë disa nga substancat që krijojnë më shumë varësi.

Heroina

Sipas disa studimeve, heroina është substanca më e rrezikshme narkotike. Heroina bën, që niveli i dopaminës në sistemin nervor të rritet për 200%. Ajo gjithashtu listohet si një nga drogat që ka më së shumti efekte negative, për arsye se doza që nevojitet për të shkaktuar vdekjen është vetëm 5 herë më e madhe se doza që merret për kënaqësi.

Kokaina

Interferon direkt me sasinë e dopaminës në tru dhe mundëson komunikimin e secilës qelizë nervore. Në esencë kokaina i parandalon neuronet që të ndalojnë dopaminën të prodhohet. Në eksperimentet e kafshëve, kokaina shkakton që niveli i dopaminës të rritet më shumë se 3 herë se vlera normale. Përafërsisht 21% e njerëzve që e provojnë kokainën bëhen të varur ndaj saj.

Nikotina

Kur njerëzit pijnë cigare, sasia e nikotinës e absorbuar kalon direkt në tru përmes mushkërive. Në mesin e 3 personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë bërë të varur nga nikotina pasi e kanë provuar. Ajo e bën trurin ta rritë sasinë e hormonit dopaminë për 25-40%.

Tabletat të cilat vijnë me emra të ndryshëm në treg, janë një lloj i drogës që zakonisht përdoren për të trajtuar ankthin dhe mungesën e gjumit. Ato interferojnë me nerva të trurit, që shkaktojnë fikjen e disa regjioneve të trurit. Kur merret me doza të vogla këto tableta shkaktojnë euforinë, kurse kur përdoren me doza të larta mund ta pengojnë frymëmarrjen.

Alkooli

Edhe pse është legal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë shtete të tjera në botë, alkooli bënë pjesë në substancat që i bëjnë njerëzit të varur. Ai rrit sasinë e dopaminës për 40-360%. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2 bilion njerëz kanë qenë të varur nga alkooli gjatë vitit 2002.

Loading...
Loading...
loading...