Loading...

Madonna
Në krye të listës qëndron Madonna, vlera e pasurisë të së cilës vlerësohet të jetë 800 milionë dollarë. Ajo deri më tani ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh në mbarë botën dhe për këtë fakt ka hyrë në Librin e rekordeve të Guinnessit.

Gloria Estefan
Vendi i dytë është i rezervuar për këngëtaren latine, Gloria Estefan, që posedon një pasuri prej 700 milionë dollarësh. Përpos si këngëtare, ajo është edhe aktore dhe ka në pronësi disa restorante.

Celine Dion

Celine Dion, e cila ka shitur më shumë se 220 milionë kopje albumesh në mbarë botën, me pasurinë e saj prej 662 milionë dollarëve, është në vendin e tretë, sipas KP.

Mariah Carey

Pasuria prej 510 milionë dollarësh e bëjnë Mariah Carey që të renditet si e katërta në listën e këngëtareve më të pasura. Carey do të mbahet mend për mbi 200 milionë kopje albumesh të shitura.

Beyonce

Këngëtare, aktore, sipërmarrëse, modele dhe 17 herë fituese e çmimeve Grammy, Beyonce është padyshim një nga artistet më të suksesshme. Pasuria e saj vlerësohet 450 milionë dollarë, mjaftueshëm sa për t’u renditur e pesta.

Loading...
loading...
Loading...