Loading...

5 persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.
Sipas njoftimeve të para ata kishin shkuar në këto kanione për të kryer ngjitje.

Ngjarja ka ndodhur pranë shpellës së Pëllumbasit.

Urgjenca mjekesore dhe policia ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të nxjerrë personat e bllokuar.

Një 42 vjecar i quajtur Gazmend Bugalli, ka mbetur i plagosur, dhe për shkak të tërrenit është e vështirë futja e barrelës.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari, Gazmend Bugalli i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerrë me helikopter nga kanioni.

Mësohet se 42-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës.

42 vjeçari kishte shkuar së bashku me 4 miqtë e tij për ngjitje në kanionet e Erzenit, ku edhe u aksidentua duke ndrydhur kaviljen e këmbës.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Loading...
Loading...
Loading...