Loading...

Repartit Zjarrfikës Gramsh ka shumë vite nga krijimi i tij si një strukturë në shërbim të komunitetit të bashkisë së Gramshit.

Gjatë këtyre viteve ky repart ka dëshmuar se përbëhet nga një staf i përkushtuar dhe i palodhur.
Por reparti ka njohur rritje dhe profesionalizëm veçanërisht gjatë 6 viteve të fundit i drejtuar nga Ilir Llapushi.

Duke qenë vetë shembull ai është bërë frymëzim për pjestarët e tjerë të stafit. Megjithatë ai asnjëherë nuk ka dashur që të jetë “shefi”, por thjeshtë njëri nga ata, duke organizuar në mënyrë të shkëlqyer frymën e grupit.

Edhe komuniteti i Gramshit shprehet me fjalët më të mira për stafin e zjarrfikëseve të cilët kanë shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish, ka fikur qindra vatra zjarresh në banesa, pyje, objekte të ndryshme. Kanë ndërhyrë në shumë aksidente etj.

Lexoni këtë mesazh frymëzues të shefit të këtij reparti Ilir Llapushi:

U bënë gjashtë vite që drejtoj repartin e ZF të qytetit të Gramshit. Gjashtë vite të mbushura me punë të palodhur, me përpjekje të shumta, me sakrifica të panumurta.
Është nder dhe privilegj për mua që jam drejtues i një ekipi me djem kaq trima, syçelë dhe heronj të vërtetë, që nuk i tremb as zjarri, as vërshimi i lumenjve, as moti i vështirë, as situatat e jashtëzakonshme. Sepse ne jemi zjarrfikësit e Gramshit dhe në shërbim të qytetarëve, kemi vënë jetët tona.
Jam krenar që punoj me ju, zjarrfikësit e qytetit tim. Bashkë kemi përballuar punë të mëdha, bashkë kemi sakrifikuar jetë në sa e sa situata të vështira…Kemi bashkuar duart dhe zemrat përballë rrezikut, sepse ne jemi zjarrfikës dhe për ne solidariteti është i shenjtë, i pazëvendësueshëm.
Mes nesh nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ket “grada”, sepse ne nuk na bashkojnë interesat tona, por hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. Unë jam njëri prej jush, jam shoku dhe miku juaj dhe jam gati të mbroj me jetën time, jetën tuaj. Ju më kini nderuar me punën që kini bërë dhe me misionin që kini kryer. Më kini dhënë kënaqësinë e detyrës dhe lumturinë që të jep suksesi. Ma kini bërë zemrën mal, sa herë kini shpëtuar jetë njerëzore dhe kini shmangur rreziqe të mëdha.
U jam mirënjohës për gjithë sa kini bërë dhe përulem me respekt përpara kontributit tuaj të jashtëzakonshëm.
Duke qënë bashkë, si deri sot, suksesi është i garantuar.

https://www.facebook.com/767001139984344/videos/1424237854382130/?type=3&theater

https://www.facebook.com/767001139984344/videos/1424237854382130/?t=10

Loading...
Loading...
Loading...