Loading...

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” përcolli historinë dramatike të 63-vjecarit Nazif Llapushi. Ai është i paralizuar prej 15 vitesh dhe jeton rrëzë malit të Lisecit, në fshatin Holtas, Kur dhimbjet janë të padurueshme Nazifi e ka gati të pamundur të vizitohet.

Spitali më i afërt është ai në qytet në Gramsh. Me makinë i duhen 2 orë për të mbërritur. Por për të zbritur maleve, në mungesë të një rruge automobilistike i duhet edhe një orë, në total 3 orë. Nazifi thërret bashkëfshatarët ta ndihmojnë me barelë për të zbritur nga fshati Holtas në qytet.

“Jam i paralizuar, duart dhe duart nuk i lëviz dot, kam ardhur qysh në këtë ditë. Kam qenë duke punuar tokën kur u rrëzova. 5 orë kam qëndruar i shtrirë, më morën më dërguan në spital më tha kjo sëmundje një në 100 vjet bie më thanë, më ra mua. Jeta ime është tmerr, më mirë të kisha vdekur, kur prishet koha 2 ose 3 orë të zbres në rrugë me barela nga fshatarët. Vuaj shumë, edhe transporti do lekë të shkoj në spital, nuk kam. Shtëpia nuk është e imja, jetoj me qira. Shtëpia ime është prishur. Rri, rri qaj, jam mërzitur shumë, as gjumi nuk më zë. Unë bëhem keq kur mendoj shumë. Nuk kam bërë faj… Diell nuk kam parë më sy. Unë them kur vjen behari a çelin lulet? A u ngrys? Të kisha spitalin afër….ndonjë ushqim të kisha…E them me gjithë shpirt më ndihmini nuk duroj dot, kam dhimbje të mëdha”, shprehet Nazifi.

Bashkëfshatarët janë ndihmë e madhe në kushtet që ai është. Pasi e marrin në krahë shtigjeve të rrezikshme e të rrëshqitshme të malit, Nazifin e pret gjysma tjetër e rrugës por jo më në krahë, por me një mjet tip fouristradë. E shoqëron bashkëshortja, teksa ai dergjet në sediljen e pasme i shtrirë. Ai nuk e di përse e zbresin në mes të rrugës. Atje e pret një ambulancë e një spitali privat. Udhëtojnë drejt Tiranës. Mjekja e pyet për gjendjen e tij teksa ai kryen analizat dhe ekzaminimet e nevojshme me aparaturat më moderne.

“Kam tre ditë që kam ardhur këtu në Spitalin Amerikan. Kam bërë rezonancën, skanerin e kokës. Mjekët më vizituan do marr medikamentet e nevojshme. Tani pres të marr recetën e të vazhdoj mjekimin. Këtu mirë kam qenë por se di si do ngjitem prapë atje në fshat. E lodhshme ka qenë. Bashkëfshatarët do vijnë edhe njëherë për mua, do më presin të më marrin. Atë ditë që erdha kisha shumë tronditje të mëdha” thotë Nazifi.

Kështu u shpreh Nazifi i cili e di se do të kthehet në fshatin e tij të largët në Holtë. 63 vjeçari nuk e di surprizën e madhe që ka përgatitur stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Ambulanca nuk e ktheu pas në afërsi të fshatit por në qytetin e Gramshit në apartamentin e tij të ri pranë spitalit. Brenda në apartament e priste Sidrit Bejleri.

Sidriti: Shumë mirë po më dukesh i buzëqeshur, unë nuk kam qenë sipër, duhet fouristradë për tu ngjitur atje lartë.

Nazifi: Ashtu duhet, atë ditë që zbrita unë e di cfarë hoqa. Spitalin e kisha larg.

Sidriti: Si thua këtu në Gramsh më mirë është?

Nazifi: janë afër spitalet…

Sidriti: Nëse nuk vjen fouristrada sot? Them të rrimë këtu tek kjo shtëpia? Me urdhër të gjithë shqiptarëve me fondacionin “Firdeus” me Elvis Nacin në krye jeni të “urdhëruar” të qëndroni këtu përgjithmonë! Mos qaj…

Nazifi: Këtë nuk e prisja…

Sidriti: Nga këto mrekullira bëjnë shqiptarët…e ke merituar

Nazifi: Shumë faleminderit, Zoti ju bekoftë

Sidriti: Do jesh rehat tani në shtëpinë tënde, i ke të gjitha kushtet. Ke një kopësht të vogël, spitali është afër

Nazifi: Falënderoj gjithë shqiptarët që kontribuan për mua, këtë nuk e prisja po mendoja si do ti gjeja njerëzit të më ndihmonin të kthehesha. Shqiptarët më kanë bërë një nder shumë të madh. Jam shumë i lumtur.

Sidriti: U bënë gjithçka në kohë rekord. Fëmijët do gjejnë miq të rinj, këtu ka më shumë gjallëri, do keni fqinjët.

Loading...
loading...
Loading...