Loading...

Në bazë të statistikave, është vërtetuar që rreziku më i madh i zjarrit të shkaktuar nga bombolat e gazit, është gjatë muajve të verës. Nisur nga këto të dhëna, Inspektoriati shtetëror teknik industrial i bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes në përdorimin e gazit, si dhe të blejnë bombola vetëm në pikat e liçensuara.

“Këshillat që ne ju japim qytetarëve është në radhë të parë të vazhdojnë të tregojnë kujdesin e duhur me bombulen e cilësinë e bombolës, pra të blejnë bombula vetëm në njësitë e tregtimit të lëndëve djegëse të cilat janë të liçensuara të cilat tregtojnë bombula brenda afateve të kolaudimit” tha Arjan Goshi, drejtor i drejtorisë së inspektimit të pajisjeve nën presion, në një deklaratë për mediat.

Apeli shkon edhe për lokalet apo restorantet.

“Në këto raste bombolat duhet të jenë gjithmonë jashtë ambjentit të gatimit, pra edhe sikur një bombol e vetëm të jetë nuk duhet të jetë brenda por në kaseta metalike, jashtë, të mbyllura dhe instalimi të kryhet nëpërmjet tubave të bakrit” u shpreh Gashi.

Të shumta kanë qenë rastet kur rrjedhja e gazit nga bombola, ka rezultuar fatale për jetët e njerëzve.

Loading...
Loading...
Loading...