Loading...

Rreth 80 fëmijë në 24 orë u paraqitën në urgjencën e pediatrisë së Elbasanit për ndihmë mjekësore. Shkak i këtij fluksi janë temperaturat e larta të ditëve të fundit, që shkaktojnë disa lloje komplikacionesh.
Virozat e stines jane me te shprehura nder pacientet e vegjel.

Por mjekët e urgjencës shprehen se ky fluks është edhe për shkak se prindërit shmangin mjekun e familjes.

“Fëmijët që paraqiten kanë probleme më së shumti me traktin gastro-intestinal, po kemi fëmijë edhe me bronkopneumoni. Prindërit të kenë kujdes që pas orës 10 fëmijët të rrinë brenda, t’ i japin ushqime të ruajtura në temperatura optimale, të kenë shumë kujdes me higjienën”, thotë Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.

Femijet manifestojne shenja te tilla si diare, mungese oreksi, dehidratim, apati. Shpesh keto shenja shoqerohen edhe me dhimbje te forta barku e temperature.

Prinderit duhet te paraqiten menjehere tek mjeku per te marre hidratues dhe mjekime qe mbrojne femijet nga infeksioni. Dhenia e lengjeve nga goja , mbajtje ne ambiente te fresketa, dhenia e frutave te stines etj, jane te domosdoshme per te kaluar virozen.

Loading...
Loading...
Loading...