Deputeti i PD, Luciano Boci, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku kryetari Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta per skandalin e Cez./r/n/r/nLawmaker, Luciano Boci, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.
Loading...
Loading...

NGA LUÇIANO BOÇI

Nji tavolinë rakitike, ca bal lakume me plastmas mbi të dhe një vajzë e dlirë, e bukur si menekshe (kështu thuhet në qytetin tim).
Mëngjesi dimëror ka zbardhë në qytet dhe ndanë rrugës kanë mbirë do dyqane të improvizuara. Pa zbukurime e në ftohtësi, pirgjet si piramida me amëlsinën e famshe,
kërkojnë të joshin shoferët e mjeteve që lagin sytë e përgjumur, me pamjen e rastësishme.
Dita e verës asht larg dhe njerëzit ende nuk e kanë ndjerë atmosferën e saj pranverore.
Megjithatë, tregtia asht e egër, e pashpirt dhe e pakohë. Si vetë jeta.
E ajo nuk njeh mëshirë. Nuk pret as datën dhe as çeljen e gjethit.
Vajza e tavolinës ka dalë e para.
E festa për të e shumë të tjerë asht nji oportunitet – do thoshte Migjeni.
Mund të nxjerrin diçka, duke shit famën e amëlsinës erëmirë e shijeplotë…
E ky rast nuk vjen ma – qarkullon opinioni nxitës, që shtyn njerëzit të bëjnë përpjekjen e
radhës për bukën e gojës.
Ende pa zbardhur, Vajza ka ngarkuar në kurriz tavolinën e me kutinë me ballakume
në dorë ka nxituar të zejë vendin e vet, pa e parë njeri.
I kujtohet dita e parë…
Gati sa nuk ishte rrëzuar nga turpi, por ia kishte dalë. Me shumë mund. Sytë përgjërues
të së ëmës e shtynin të bënte gjithçka. Vajza e dlirë, lastar pranvere, ka ditë që ka
braktisur bangën dhe shoqet e klasës.
N’mendje i shkon ajo zhurma e hareshme e shkollës, loja e pushimit, shikimi ngultas i
“atij”, zëri i mësueses dhe një tis buzëqeshje përshkon pamjen e saj engjëllore.
Mramjen e kishte mbyll duke lexuar e përkdhelur librat dhe ashtu e kapërthyer me
to e kishte kapluar gjumi.
Por menjëherë përmendet…
Vetullat ngrysen, koka i varet poshtë nga mendimi që e godet si çekiç:
-Sot, i duhet të shesë më shumë ballakume. Vëllai i vogël ka rënë përsëri sëmurë dhe
prindërve u duhen para për të përballur jetesën.

Shpresa se mund t’i shesë të gjitha ballakumet fillon e vlon dhe buzëqeshja i ngjitet
përsëri në portretin e pikturuar.
Era e ftohtë e Krastës i bie drejt e në sy, por ajo nuk e ndjen.
E akullt, vështrimin e tret në varganin e gjatë të makinave që pluskon para syve të saj
si një gjarpër gjigand i pafund.
Nën melankolinë që i zë vendin gazmendit fillestar, kërkon me ngulm që dikush apo
ndonjë makinë të ndalet.
Por ato vazhdojnë me tym e zhurmë ritualin e tyre të shikimeve. Ca të egra, ca të lodhura, ca ironike e ca mëshirëplota.
Por për dreq, asnji nuk ndalon. Vetëm shohin e shohin…
Zemërimi fillon e lind brenda saj dhe vështrimi i ashpërsohet, ngulitet në siluetat e
vendeve të para të makinave e është gati të ulërasë nën dënesë:
– A don ballakume zotni?
– Pse nuk blini ballakume Zotni?
Por zëri nuk i del.
Gulçi ndalet diku në fillesë të grykës dhe sytë e shkruar mbushen me lëngun e lotit, të
cilin ajo e kapërdin në një kërleshje me veten që vazhdon me çaste të tëra.
Ajo nuk thërret.
As nuk mund të ulet.
Është ba njish me tavolinën e nuk don e nuk mundet të shkëputet dot prej saj.
I duket sikur një pjesë të shpirtit do ia marrin udhëtarët e rastësishëm, po të ulet.
Vazhdon e qëndron në këmbë që të përballojë atë pra: konkurrencën!!!!
Konkurrenca – çfarë fjalë qesharake i dukej kjo dhe sa e urrente! – asht ba e fortë dhe tavolinat janë shtuar ndjeshëm.

Pesë të tjera kishin dalë në t’njëjtën anë me të. Pa përmendur ato të krahut tjetër, të
shtuar si mizat.
Vajza hedh vështrimin në numrin e gjatë të pirgjeve që shtohen dita-ditës dhe shpresa i venitet.
– E kush ka me i ble të gjitha këto amëlsina? – mendon e hidhëruar.
Ora kalon ndër andrra dhe mramja afrohet.
Asht ora e mbylljes e ajo duhet të mbledhë pirgun e pashitur, ta paketojë e mbi shpinën
pa mëkate, të hipë përsëri tavolinën e mallin e mbetur.
Një zhurmë e fortë sirene e përmend. Asht Policia. Trembet për nji çast e shtrëngon fort
kutinë. Kishte dëgjuar që pas rrethrrotullimit, dikujt ia kishin sekuestruar policët me tatimet, ballakumet e çmuara.
Por Policia kaloi me shpejtësi. Pas saj, një karvan makinash luksoze shtetarësh që ngrinin dhunshëm pluhurin e rrugës.
Vajza u përmend. Kishte dëgjuar nga një blerës se dikush i rëndësishëm nga Tirana,
vetë Kryeministri kishte ardh t’inaguronte nji lulishte që kishte kushtuar sa qimet e kokës
dhe nji zyrë pune e kish mbajt nji fjalim “t’bukur”, me shakara e tallje.
– Oh, çfarë ironie?!- mendoi ajo.
– Si nuk kam…
Zemërimi e kaploi, shtrëngoi kutinë e ballakumeve dhe ishte gati ta flakte.
T’ia flakte atij, pushtetarit apo ministrit, apo Kryeministrit në xhamin e makinës e t’i
ulërinte:
– Merrini këto ballakume! Janë falas për ju! Ngopni babëzinë tuaj dhe dhuroni ato që
ju mbeten! E di që nuk mund të dhuroni, por bëjeni një herë të vetme në jetën tuaj! E ndërsa unë, unë dua ta gris këtë zhgunin që kam mbi kokë e të turrem në pafundësi për të kthyer nga aty fate e ndërtuar ca shpresa…
… Por ehhh, ky asht qyteti im…!
E udhëtari që kalon aty pari, nën peizazhin e mjerimit, trishtohet që blen një ballakume
dhe trishtohet akoma më shumë që nuk blen një ballakume.

Loading...
loading...
Loading...