Loading...

Ramush Haradinaj e ka përjashtuar një koalicion me kreun e Vetëvendosjes duke thënë se do të mbetet në opozitë dhe duke përsëritur se Albin Kurti është mashtrues. Kryetari i AAK-së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Haradinaj shpreson se me votat e diasporës dhe ato me kusht, partia e tij do të marrë deri në 100 mijë vota, ndërsa ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluar AAK ka shënuar rritje.

Haradinaj ka thënë se do ta përkrahin Qeverinë e re, por se nuk do të bëjnë kompromis për temat në të cilat do të angazhohet kjo parti.

I pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj nuk ka hezituar ta mohojë. Ai shtoi se ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet.

Haradinaj u shpreh:

Jue dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep besim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”

Loading...
Loading...
Loading...