Loading...

Eksperët e USAID-it ishin sot në një takim me ekspertë në ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan për të diskutuar mbi ecurinë e platformës së menaxhimit dhe inventarizimit të aseteve. Ky është një projekt që mbështetet nga USAID-i ndërkohë që ujësjellësi i Elbasanit mbështetet gjithashtu edhe nga GIZ.
Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndërmarrje dhe mbajtjen e premtimit për t’u garantuar një shërbim cilësor qytetarëve me ujë të pijshëm, kryetari i bashkisë Gledian Llatja ishte i pranishëm për t’u njohur nga afër me ecurinë e këtij projekti.
Rëndësia e kësaj platforme qëndron në faktin sepse ajo do të barazojë asetet fizike aktuale dhe më pas do të bëjë një menaxhim të mirëfilltë të tyre qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana teknike.

USAID-i gjithashtu në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit kanë përgatitur një plan biznesi për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime.
Ky plan biznesi bëri një analizë të hollësishme të mundësive, formave dinamike dhe sfidave me të cilat përballet UKE, të cilat ndikojnë në furnizimin me ujë të pijshëm.
Por, për zbatimin e këtij plan biznesi paraqiten vështirësi finaciare dhe ekspertët, për të disatën herë, këmbëngulin në rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Një kërkesë e tillë u kundërshtua nga Kryetari i Bashkisë, i cili theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit, por do të ketë rritje të përformancës së ndërmarrjes.
Llatja këmbënguli në një mirëmenaxhim, mbledhje detyrimesh dhe mos rëndim në xhepat e qytetarit.
Kujtojmë se Bashkia e Elbasanit vazhdon të mbajë çmimin më të ulët të ujit të pijshëm në të gjithë vendin.

Loading...
Loading...
Loading...