Loading...

Deputetja demoktrate, Rudina Hajdari ka folur sot në lidhje me krizën politike në vend, dhe situatës pasi vendimit të presidentit Meta për të çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe nismës së mazhorancës për ta shkarkuar.

E ftuar në studion e A2 CNN, deputetja Hajdari është shprehur se nuk ka ardhur një propozim për shkarkimin e Presidentit nga ana e mazhorancës, por vetëm një mocion për debat.

“Erdhi një propozim nga PS për një mocion për debat dhe jo për shkarkim. Mocioni për shkarkim kërkon 35 deputetë, unë nuk kam parë një propozim të tillë nga 35 deputetë.”-tha deputetja Hajdari.

Më tej, ajo theksoi se gjuha me të cilën mazhoranca i është drejtuar Metës është shumë e butë.

“Rezoluta ishte shumë e butë, mazhoranca duket sikur ka bërë një qortim. Thuhet se e fton Prsidentin për reflektim. Nga ana tjetër presidenti nuk është i frikësuar dhe as i mërzitur. Duket si një taktikë për viktimizim. Medoj se duhet të mendojmë për krizën dhe do ti lëmë populizmat”-u shpreh Hajdari.

Ndërsa e pyetur nëse do të votonte pro shkarkimit të Metës, nëse kjo do t’i propozohej nga mazhoranca, Hajdari tha se “Nuk është cështja te shkarkimi. Ne mund ta kishim bërë edhe vetë këtë. I kemi 35 deputetë dhe do ta kishim bërë propozimin, por ne do ti shohim gjërat hap pas hapi”.

Sipas Rudina Hajdari, Meta e di shumë shumë mirë që i ka kaluar kompetencat.

“Presidenti e di shumë mirë qi i ka kaluar kompetencat. Jemi Republikë parlamentare, ka një nen që thotë se presidenti nuk mund t’i tejkalojë kompetencat. Presidenti duhet të kishte pasur thirrje konkret për reformën zgjedhore, për dialogun, për Gjykatën Kushtetetuese dhe duhet të kishte një datë për zgjedhjet vendore dhe parlamentare”-u shpreh Rudina Hajdari./

Loading...
loading...
Loading...