Loading...

Në prill 1874, gazeta njujorkeze, “New York World” botoi letrën e një studiuesi të supozuar gjerman, Karl Liche, i cili fliste për flijimet njerëzore të kryera nga fisi “Mkodo” në Madagaskar. Kjo popullatë u ofronte viktima bimëve që copëtonin gjymtyrët e njerëzve si gjarpërinjtë. Legjenda u ripërtëri në një libër të botuar në vitin 1924, “Madagaskari, toka e pemës që ha njeriun” dhe u çmontua përfundimisht vetëm në vitin 1955, kur historiani gjermano-amerikan i shkencës Willy Ley provoi se Liche, bimët vrasëse dhe Mkodo nuk kishin ekzistuar kurrë. Historia mund të jetë frymëzuar nga disa bimë mishngrënëse, si Nepenthes, të afta të konsumojnë edhe gjitarët e vegjël.

Loading...
Loading...
Loading...