Loading...
Loading...

 

Këngëtarja shqiptare ka folur për dhimbjen e dashurisë që ka ndjerë para disa kohësh. Eranda Libohova është shprehur se ai (ish-i dashuri) është larguar drejt Amerikës, dhe ajo vetëm qante.

Eranda Libohova është një nga këngëtaret shqiptare që publiku e do për muzikën e saj dhe e vlerëson gjithashtu. Por këtë radhë Eranda ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të jetës së saj, periudhën kur ka marrë plagët e dashurisë.

E ftuar në “Siluetë”, këngëtarja tha se ai (Ish i dashuri) ishte larguar drejt Amerikës dhe ajo vetëm qante duke dëgjuar Tony Braxton.

“Jam plagosur një herë në jetën time. Qaja dhe dëgjoja Toni Braxton, pasi ai iku në Amerikë,”- u shpreh këngëtarja.

Loading...