Loading...

Crazy Girl ishte një ndër reperet e para në Shqipëri. Kënga që ajo solli shumë vite më parë me dhe G-Banit “Të dua” do të mbetet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve.

Madje ka ende persona që vazhdojnë ta dëgjojnë atë këngë. Por edhe kënga ‘’ Jepi gaz’’ i solli asaj shumë sukses në vitet 2000.

Ndërsa prej shumë vitesh, ajo nuk ka qenë më e pranishme në tregun muzikor shqiptarë. Prej disa vitesh ajo jeton në Greqi.

Në shtetin helen, ajo punon në një kantinë vere. Po ashtu e ditur bëhet se reperja emri i vërtetë, i të cilës është Dorina Kodra ka ndërtuar dhe një familje së bashku me bashkëshortin e saj .

Ajo është bërë nënë e tre vajzave, por sërish ka arritur t’i ruajë format e mira fizike.

E duhet thënë se ajo duket shumë ndryshe dhe është e vështirë ta njohësh.

Loading...
Loading...
Loading...