Loading...
Loading...

 

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në jug të vendit, ndërsa ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në Konispol, ku një furgon ka dalë nga rruga, te vendi i quajtur “Qafa e Hanit”.

Fadil Mullai, 45 vjeç ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe bashkë me të ndodhej edhe babai i tij Hysen Mullai, 76 vjeç, që po ktheheshim nga puna në mandarina. Në hyrje të Konispolit mjeti doli nga rruga dhe për pasojë u plagos rëndë 76-vjeçari.

Ai u transportua në spitalin e Sarandës por nuk mundi dot të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Loading...
loading...
Loading...