Loading...

Aksident i friskshëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mënegjesit në fshatin Labionot Fushë.
Një automjet tip Opel me targë greke NIB 9561 është përplasur me një furgon dhe që të dy kanë devijuar nga rruga.
Për fat nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar me përjashtim të tronditjeve të drejtuesve të automjeteve dhe disa qytetarëve. Por siç shihet nga foto, ndarësja anësore e rrugës ka hyrë brenda mjetit tip Opel dhe ënse aty do të kishte qenë ulur njeri, atëherë mund të ishte me pasoja tragjike.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Infoelbasani.al

Loading...
loading...
Loading...