Loading...

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Lushnje në orën 2 të natës, duke gdhirë e mërkura.

Policia njoftoi se në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në këtë aks, në fshatin Savër, është përplasur një “Benz” i drejtuar nga E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë të Lushnjës, me një “Benz” të drejtuar nga Idajet Toshkëllari, 64 vjeç, banues në fshatin Rrapëz po të Lushnjës.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Loading...
Loading...
Loading...