Loading...

Aksident i rëndë në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat. Dy të rinj që udhëtonin me motorr pësojnë aksident dhe përfundojnë ën gjendje kritike në spital.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në këtë aks rrugor. Në një nga kthesat e kësaj rruge, drejtuesi i motorrit humb kontrollin dhe motorri përplasett në anë të rrugës.
Si pasojë e kësaj përplasje dy të rinjtë kanë pësuar dëmtime të rënda traumatike. Ata janë dërguar në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë dërguar për shërbim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia që ka kryer veprimet proceduriale.

Loading...
loading...
Loading...