Loading...
Loading...

 

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mamël. Mjeti më targë EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor të cilët kryen veprimet përkatëse për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Loading...