Loading...

Viktima po udhëtonte së bashku me familjarët në automjetin tip golf 5, ndërsa në makinën tjetër po udhëtonte vetëm një person. Ndërsa për aksidentin e ndodhur në Peqin, një grua është në gjendje më të rëndë ndërsa dëmtime kanë marrë të tre shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident. Ndërsa në aksin Pogradec-Korçë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë. Në këtë aksident të ndodhur në afërsi të Leshnicës janë përplasur dy automjete ku në njërin udhëtonte viktima (drejtues i makinës) së bashku me katër familjarët e tjerë (tre gra dhe një fëmijë) që kanë mbetur të plagosur ndërsa në automjetin tjetër vetëm një person që gjithashtu ka mbetur i plagosur. Ndërkohë edhe në këtë vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njëra nda makinat e përfshira në aksident ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur me rrota përpjetë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Po kështu një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ku si pasojë janë plagosur 4 persona. Në këtë aksident pranë fshatit Pajovë janë përfshirë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga të plagosurit, një grua është në gjendje më të rëndë ndërsa dëmtime kanë marrë të tre shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident. Të plagosurit janë Xhemal Qamili 57-vjeç, dhe tre pasagjerët shtetasit Mbresa Qamili., 53 vjeçe, Sofie Koseni., 58 vjeçe dhe Bardhul Koseni., 62 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Për transportimin e të plagosurve janë përdorur dy ambulanca. Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident. Për këtë aksident Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ‘Mitsubishi’.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen si dhe për të mundësuar lëvizjen e rregullt të automjeteve në mënyrë që të mos krijohet trafik.

Ditën e sotme një aksident tjetër i rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur ndodhi në rrugën e Kombit. Babai i viktimës dyshohet se humbi kontorllin e makinës dhe më pas u përplas me një bordurë anësore gje që i shkaktoi vdekjen të miturës.

Loading...
Loading...
Loading...