Loading...

Nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar por vetëm të tronditur si pasojë e përplasjes së fortë.

TEPELENË- Një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Kras të Tepelenës, ku janë përplasur 3 makina. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar rëndë por vetëm tronditje.

Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë . Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Benz’ një ‘Volkswagen’ si dhe një furgon malli. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Loading...
Loading...
Loading...