Loading...

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të kthesa pranë Liqenit të Viroit. Makina tip ‘Renault’ me targa ‘AA 129 VI’ me të cilën po udhëtonin shoferi dhe dy pasagjerët ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.Report tv

Loading...
Loading...
Loading...