Loading...

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Mësohet se një mjet tip “Peugeot”, ka përplasur një këmbësor.

Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

Sipas të dhënave të para i aksidentuari është rreth 50 vjeç.

Pasi goditi këmbësorin, makina është përplasur edhe me një shtyllë.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Loading...
loading...
Loading...