Loading...

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Automjeti përplas një shtetas ukrainas i cili ndodhet në spital.
Komunikata e Policisë Elbasan:
Elbasan / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin V.B., rreth 35 vjeç, banues në Ukrainë i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...