Audi përplaset me zetorin, një shtetas përfundon në spital.
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Cërrik, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Vladimir Metushi, 41 vjeç , banues në Elbasan.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, pasi në aksin rrugorë Cërrik- Belsh, në lagje nr.3, Cërrik duke drejtuar mjetin tip “Audi A6” me targa AA 847NK, është përplasur me mjetin e parkuar “Zator”, pa targa, në pronësi të shtetasit N.A ,49 vjeç , banues në lagjen Nr.3 Cërrik,
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit shtetasi V. M. dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Vladimir Metushi, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore kur i është kërkuar për të bërë testin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit”, ” Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 290, 291 dhe 242, të Kodit Penal.