Loading...

Foto ilustruese:
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Një këmbësore është përplasur nga një mjet tip “Volkswagen”.

Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit 27-vjeçarI me iniciale J.GJ. nga Elbasani, ra në prangat e policisë.

Komunikata e policisë:

Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• J.Gj., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.H., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materiale hetimor i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Loading...
Loading...
Loading...