Loading...

Aksident automobilistik në Elbasan. Një automjet që qarkullonte në aksin rrugor Elbasan në drejtim të NSHU ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në një kanal . Ngjarja ndodhi rreth orës 15.10 pranë Tregut Agroushqimor.
Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi që është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes shkuan edhe policia dhe grupi hetimor të cilët kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...