Loading...

Aksident i rëndë në Gramsh. Mjeti përplaset me një motor, një i ri përfundon në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në fshatin Zgjup Fushë
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T., rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin e Gramshit për ndihmë mjeksore.
Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij paraqitet e rënduar me gjithë ndihmën që po i jepet.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...