Aksident në Tiranë, mjeti tip “Volksvagen” aksidenton të riun

12

Një aksident ka ndodhur para disa minutash në rrugën  e “Don Boskos” në Tiranë.

Një makinë tip “Volksvagen” ka aksidentuar 18-vjeçarin me inicialet A.N, teksa ky i fundit po kalonte në anën tjetër të rrugës.

“Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”. Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me drejtuese shtetasen M. F.

Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volsvagen”. Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.