Loading...

Aksident spektakolar në një fshat të Elbasanit. Makina luksoze rrokulliset nga maja e shkëmbit mbi urën e fshatit dhe bëhet cop-copë, por ndodh diçka e pabesueshme.

Aksidenti i frikshëm ndodhi rreth mesditës. Një mjet tip ‘ML 320’ ka dalë nga rruga në fshatin Griqan, Njësia Administrative Labinot Fushë dhe ka përfunduar në urën e fshatit Griqan i Sipërm.

Por drejtuesi ka manovruar me shpejtësi duke u hedhur nga makina. Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur viktima dhe të lënduar.
Ne vendin e ngjarjes ka shkuar policia per te percaktuar shkaqet e ketij aksidenti.

loading...
Loading...
Loading...