Loading...

Aksident tek Kryqëzimi i 1 majit në Elbasan. Automjeti tip Ford përplas të moshuarën e cila përfundon në spital.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip ” Ford” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen K.F., rreth 70 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi L.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçeduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...