Loading...

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në dalje të qyteti të Kavajës.

Pas Gentjan Belbës 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç, ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët.

Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Loading...
Loading...
Loading...