Loading...

Aksident me një të plagosur pranë kryqëzimit të Liceut Artistik në Tiranë. Një person i cili lëvizte me një motoçikletë është përplasur nga një makinë tip “Mercedes Benz ML”. Report Tv sjell pamje ekskluzive nga aksidenti. Ndalohet drejtuesi i automjetit.

TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te “Rruga e Elbasanit” në kryeqytet. Ka qenë një automjet tip “Benz ML” që ka përplasur një motoçikletë pranë kryqëzimit të Liceut Artistik. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij aksidenti, ku siç duket i plagosuri ndodhet i shtrirë në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë që ka bërë shoqërimin e të lënduarit drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu, në pamjet që sjell Report Tv, automjeti tip “Mercedes Benz ML” ka pësuar dëmtime të shumta çka tregon se përplasja me motoçikletën ka qenë e fortë. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Loading...
Loading...
loading...