Loading...

 

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Varibop në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Aksidenti i parë ka ndodhur në momentin kur një kalimtar ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë.

Në këtë moment, kanë ndaluar disa makina, përfshirë edhe disa nga pasagjerët e një autobusi të linjës Athinë-Tiranë, kanë dalë për ta ndihmuar. Në këtë moment, një tjetër makinë ka ardhur me shpejtësi dhe ka përplasur pasagjerët e autobusit, duke plagosur 5 prej tyre. Viktimat e këtij aksidenti janë Durim Lamaj 50 vjec dhe Fetah Shahaj, 64 vjec.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Fierit. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv nga vendngjarja, autobusi qëndron në anë të rrugës që pas momentit kur ka ndodhur aksidenti. Brenda autobusit ndodhen ende pasagjerë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin makinat si edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Loading...
Loading...
Loading...