Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Bologna, Itali.

Dy të vdekurit janë shqiptarë.

Mediat italianë kanë zbardhur sot edhe identitet e tyre.

Mësohet se bëhet fjalë për Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gj., 38 vjeçe.

Kjo e fundit ishte e martuar. Siç shkruajnë mediat, bashkëshorti i saj ndodhej në Shqipëri, ndërsa kishin tre vajza, më e madhja 15 vjeçe.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përfshirë në një përplasje të ashpër në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë kanë humbur jetën.

Loading...
Loading...
Loading...